Basha i përgjigjet Ramës: Nuk do të ketë zgjedhje më 18 Qershor, qeveria teknike të shpëton kokën

61

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka folur sërish për qeverinë teknike nga ccadra e lirisë, sikurse e kanë cilësuar. Basha është treguar kategorik mbi qeverinë teknike dhe mosmbajtjen e zgjedhjeve më 18 Qershor, duke iu pergjigjur deklaratave te sotme te Edi Rames nga Ansambleja socialiste.

“Sot me 2 Prill 2017, 44 ditë pas nis dhe beteja për lirinë e votës, shqiptarët nuk janë të ndarë por janë të bashkuar më shumë se kurrë më parë. Ne jemi të bashkuar kombëtarisht, atdhetarisht dhe demokratisht për të mbrojtur me çdo kusht dhe çmim vlerat e bashkëjetesës demokratike.

Vendimi i marre kategorikisht është se ne do shpartallojmë lidhjet e qeverisë me krimin. Për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një qeveri e palidhur me krimi. Ai duket të largohet si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qeveria teknike është formula që i shpëton kokën atij dhe krimit që përfaqëson. Kjo është një zgjidhje paqësore dhe demokratike”, tha Basha duke u shprehur se zgjedhjet më 18 qershor nuk do të mbahen.