Rikthehen protestat në Tiranë, regjisori i njohur zbulon çfarë do të ndodhë pasditen e sotme dhe kush do të dalë në rrugë

238

Pasditen e sotme do të rikthehen sërish protestat në Tiranë.

Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar se ditën e sotme do të protestojnë në orën 18.00 para Ministrisë së Brendshme artistët pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj aktivistëve.

Në një lidhje për Fax Neës, Budina tha se “Shoqërimi ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Në orën 18.00 do të protestojmë para Ministrisë së Brendshme.”

Pasditen e djeshme, disa aktivistë u shoqëruan nga Policia në zonën para Teatrit ndërsa ende nuk dihen arsyet. Policia shoqëroi Astrit Seranaj, Ergys Mertirin, Donald Martini dhe Gentjan Hasani. Regjisori Budina tha ditën e djeshme se aktivistët thjesht donin të hynin në pedonale, ndërsa akuzoi policinë për dhunë.