Lulzim Basha: Do të rrëzojmë regjimin e Ramës me të gjitha mënyrat

224

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se do të bëjë gjithçka për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat, lideri i opozitës tha se 25 prilli është një masakër elektorale, nga e cila PD doli e fituar.

25 prilli është një masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD. Rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedentë të parave të pista të krimit dhe shkrirjes së vijave ndarëse mes partisë dhe shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte bashkimin e shqiptarëve. Detyrimi ynë është para të gjithë shqiptarëve. Rikthyem shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të ndryshojë. Ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen e provave, të gjitha kamerat dhe mikrofonat e medias së lirë duhet të drejtojnë pyetjet te autorët e kësaj masakre: Rama-Doshi-Rakipi. A mund të pranojë Shqipëria t’i shkatërrohen themelet e demokracisë? Ne duhet të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë. Përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi.