Kush janë 2 motrat që u vranë nga 59-vjeçari. Drejtori i Policisë së Tiranës: Ngjarja në sy të dy fëmijëve të mitur

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë dy motrat që u mbetën viktimat të krimit makabër, paraditen e sotme në kryeqytet. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi është shpallur në kërkim.

Siç mësohet, Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt i çastit mes tyre ka çuar në një fund tragjik.

Drejtori i Policisë se Tiranes, Rebani Jaupi në një deklaratë për mediat është shprehur se në vendin e ngjarjes është gjetur arma e krimit, një automatik që autori ka përdorur për krimin.

“E ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar në këmbë pas pallatit. Kemi organizuar strukturat policore në të gjithë pikat kryesore të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Arsyeja e kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë vijimi i bashkëjetesës. Në vendngjarje kanë qenë dhe fëmijët e një nga viktimave”, ka thënë ai.

FOTO: Majtas, Zhaneta Metani, djathtas: Kristina Bardhi

Vrasesi i dyshuar, Perparim Ademi

Krimi i rëndë / 59 vjeçari vrau të dashurën dhe motrën e saj

Policia ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku dy motra janë gjetur të vrara me armë zjarri në një apartament.

Një 59 vjecar, shqiptar nga Maqedonia e Veriut por banues ne Tirane,  ka qëlluar për vdekje bashkëjetuesen si dhe motrën e saj pas një konflikti.

Autori i dyshuar I ngjarjes së rëndë, shtetasi Përparim Ademi, nuk është kapur ende nga policia.

Motivi i krimit të rëndë të ndodhur në zonën afër Fabrikës së Miellit në Unazën e Re, dyshohet të ketë lidhje me raportet e krisura mes autorit dhe partneres së tij.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zbuloni qytetet shqiptare, ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”

Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune.

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).

Horoskopi Sot, e enjte 31 dhjetor 2020

Dashi

Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë nga sa kishit parashikuar. Në sferën e ndjenjave, yjet ju këshillojnë që të mbani nën kontroll xhelozinë dhe të shmangni sjelljet shumë të ashpra. Ëmbëlsia që do të shfaqë personi që dashuroni, do ju ofrojë siguri.

Demi

Gjatë kësaj dite do të shfaqeni tejet nervoz, por do të jeni të mirëkuptuar nga
partneri/ja, i/e cili duket se ju do shumë. Në sferën profesionale do të bëni një udhëtim, i cili do të sjellë mjaft fryte. Këshilla për ju: jini dinamik!

Binjakët

Gjatë kësaj dite Dielli do ju favorizojë tej mase, ndaj shumë gjëra do të shkojnë në
drejtimin e duhur dhe ju do të ndiheni të kënaqur, sidomos sa i takon punës. Në fushën e ndjenjave, duhet të nxirrini “thonjtë” dhe të mos bini pre e kërkesave që shkojnë kundër vullnetit tuaj.

Gaforrja

Yjet këshillojnë që të jeni sa më korrekt dhe të përpiktë. Rrezikoni që të shkoni vonë në një takim pune dhe kjo gjë mund t’iu hapë probleme për të ardhmen. Sa i takon ndjenjave, shihni mirë ndaj një miqësie të rremë, në mënyrë që të mos e pësoni. Këshillohet që të mos flisni shumë hapur për ndjenjat tuaja me këdo.

Luani

Gjatë kësaj të enjte, një gabim në përqendrim mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Duhet të tregoheni me mjaft vullnet dhe të siguroheni që nuk do të ndodhë asgjë e re. Në fushën e ndjenjave partneri/ja do ju surprizojë me një mbrëmje speciale.

Virgjëresha

Duhet të jeni të fortë dhe të qetë në të njëjtën kohë, pasi mundësitë që do t’iu ofrohen në punë, janë vërtetë të rëndësishme. Sa i takon ndjenjave, nuk është momenti për të marrë një vendim përfundimtar. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për pamjen tuaj.

Peshorja

Në vendin e punës duhet të jeni më shumë të vendosur, pasi dikush do tentojë që t’iu dëmtojë dhe rrezikoni që të mos e vini re. Sa i takon ndjenjave, mund të nisni një histori premtuese dashurie. Lëreni veten të lirë!

Akrepi

Ndikimet e yjeve mund të kenë rol të rëndësishëm në të ardhurat tuaja. Sa i takon punës, do dini si të përfitoni nga çdo mundësi. Në fushën e ndjenjave, më në fund mund të ndaleni drejt një njohje të re.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite yjet këshillojnë që të pranoni ftesën e një miku të cilin nuk e shihni
prej kohësh, mund të kaloni një mbrëmje shumë të kënaqshme në shoqërinë e tij/saj. Sa i takon sferës profesionale, mos jini shumë anksioz dhe reagoni me qetësi. Në fushën e ndjenjave, do të keni stimuj të rinj në raport me partnerin/en.

Bricjapi

Do të keni nevojë për ndihmën e dikujt, për të kuptuar rrugën që duhet të ndiqni në punë. Në fushën e ndjenjave, këshillohet që të mos e nënvlerësoni një raport i cili nuk funksionon më. Këshilla për ju, është që të jeni sa më të shoqërueshëm.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për një hapësirë tuajën personale për tu relaksuar dhe mund të jeni disi konfliktualë me familjarët. Sa i takon ndjenjave, duhet të luftoni kundër tyre. Këshilla për ju, të jeni sa më të thjeshtë dhe të lirshëm.

Peshqit

Gjatë kësaj dite, do të bëni një gabim në punë, por ka shumë mundësi që askush të mos e kuptojë. Në fushën e ndjenjave duhet të bëni disa sqarime lidhur me veprimet tuaja të fundit. Këshilla për ju, mundohuni të jeni sa më bindës.

Moti Sot, e enjte 31 dhjetor 2020

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta në pjesën veriore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit me shpejtësi deri në 13 m/sek.

Valëzimi i forcës parashikohet të jetë 3-4 me lartësi vale 1.0-1.5 metër.

Krim i rëndë brenda familjes, katër viktima

Një krim i rëndë tronditi Komunën e Vitisë në Kosovë këtë të mërkurë.

Mediat kosovare raportojnë se katër anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën, ndërsa dyshimet e para janë që një burrë të ketë vrarë gruan dhe dy djemtë e tij dhe në fund ka kryer vetëvrasje.

Akoma nuk ka asnjë informacion zyrtar se pse ka ndodhur ngjarja

Denoncoi mungesën e mjeteve dhe stafit në Urgjencë/ Pushohet nga puna mjeku Ilir Allkja

Mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së, Ilir Allkja, për shkak të shkeljes së etikës në punë, thuhet në dokumentin e firmosur nga Enkelejd Joti.

Prej fillimit të pandemisë, mjeku Allkja, është bërë zëri i dhjetra denoncimeve, për shkak të kushteve ku janë të detyruar të punojnë stafet mjekësore, ku në nisje të pandemisë mungonin dhe elementët bazë.

Sipas vendimit të QSUT-së, çdo punonjës i këtij institucioni, nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme, të tilla si; vërejtje mbi politikën apo programe të Institucionit, deklarata apo opinone personale që mund të interpretohen si zyrtare, sepse po i del kundër administrates, apo punonjësve të tjerë të institucionit.

Vendimi i dhënë nga drejtori Joti:

Makina përplasi 2 këmbësoret, ndërron jetë njëra prej tyre, në pranga shoferi

Një aksident ndodhi pasditen e së hënës, ku një makinë përplasi dy këmbësore në Fier. Njëra prej tyre, ndërroi jetë këtë të mërkurë.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Marinëz. Z. K. 60 vjeç dhe N.K. 33 vjeç u përplasën nga drejtuesi i një automjeti tip “Opel Astra”.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit me iniciale S.P. ishte në gjendje të dehur dhe është arrestuar.

Horoskopi Sot, e mërkurë 30 dhjetor 2020

Dashi

Çdo ballafaqim që keni karakterizohet nga një forcë energjie dhe qëllimi. Cilësia e
ndërveprimeve do të përmirësohet në mënyrë dramatike, madje do të takoni një person që do të revolucionojë jetën tuaj në dy aspekte, financiar dhe shpirtëror. Do të shikoni më mirë karakterin tuaj dhe kjo do t’iu ndihmojë të merrni vendimet e duhura në jetë. Duhet t’i përdorni këto mundësi që të kuptoni më mirë veten dhe të zgjidhni një sërë çështjesh.

Demi

Jini të ndershëm me veten tuaj, pasi kjo është zgjidhja e vetme për të dalë nga situatat. Mos hezitoni të bëni atë që doni, në vend që të sakrifikoni dëshirat tuaja për të tjerët. Mund të çoroditeni për të vendosur se nga do t’ia nisni, kështu që vendosni prioritete.

Binjakët

Nesër jeni më shumë emocionale se herët e tjera. Kjo iu bën më të paqëndrueshëm para te tjerëve. Në punë, në fund të ditës do të jeni shumë të lodhur për shkak të presionit. Mundohuni ta ndani punën mes kolegëve. Duhet të kuptoni se kufijtë janë shenjë e një marrëdhënie të shëndetshme. Mos kalo hapësirën personale të partnerin duke u justifikuar në emër të dashurisë.

Gaforrja

Mos lejoni që letargjia të prishë ditën tuaj nesër. Mblidhni të gjithë energjinë kreative. Duhet të punoni për të vënë harmoninë dhe balancën në jetën tuaj personale, sidomos për sa i përket shëndetit. Injoroni shpërqendrimet rreth jush dhe përqendrojeni vëmendjen në ato gjëra të cilat mund të prodhojnë diçka konkrete.

Luani

Do të shikoni se pavarësisht sa praktike dhe ndihmuese janë sugjerimet tuaja, njerëzit vazhdojnë t’i hedhin poshtë. Në fund të ditës mund të ndiheni pak të frustruar. Mundohuni të ndryshoni mënyrën se si i prezantoni idetë, në mënyrë që të shikoni rezultate më të mira.

Virgjëresha

Jeni të vendosur për të marrë fajin për gabimin e një shoku. Mirëpo duhet të mendoni për pasojat. Bëhet fjalë edhe për çështje ligjore. Një ngjarje e rëndësishme do të ndodhë, çka do t’iu bëjë të kaloni një eksperiencë të paharrueshme.

Peshorja

Do të ndodhë një situatë, ku ju do të merrni një rol të drejtpërdrejtë dhe proaktiv me të. Mund të duket e vështirë, por ju keni kapacitetin ta zgjidhni në mënyrë të drejtë. Pasi gjithçka të përfundojë njerëzit do të impresionohen nga roli yt.

Akrepi

Jeni në një gjendje shumë të mirë dhe plot inspirim. Mendja iu punon në mënyrë aktive dhe iu simulon që të vini me ide e strategji të reja. Kjo ditë mund të jetë shumë produktive për ju. Gjithçka mund të dështojë nëse nuk merrni në konsideratë shëndetin.

Shigjetari

Duhet të kuptoni se të qenit i burgosur i së shkuarës nuk iu ndihmon në asnjë mënyrë. Duhet të mësoni mësimet e të kaluarës, por duhet ta lini të kalojë. Nëse kuptoni këtë, do të hidhni një hap gjigant drejt zgjidhjes së disa problemeve tuaja me të cilat jeni përballur në jetë.

Bricjapi

Një person afër zemrës suaj po përballet me disa probleme dhe ju duhet ta dëgjoni. Shanset janë që ju të përfundoni duke u bërë të paduruar me problemet e këtij personi, por duhet t’i shprehni mbështetjen pa kritikat. Mund të ndikojë në një shoqëri shumë të rëndësishme, madje edhe tek një marrëdhënie.

Ujori

Çdo gjë duket sikur do të bjerë në vendin e duhur kështu që suksesi do të jetë i
padiskutueshëm nesër. Mos merrni risqe nëse nuk shikoni mundësi në thellësi të problemeve. Një ndodhi e papritur mund t’iu kapë të papërgatitur sot.

Peshqit

Duhet të rimerrni në kontroll jetën. Ndaloni së shqetësuari për ato çfarë thonë të tjerët. Në vend të kësaj iu kërkohet të vetë analizoni se çfarë kuptoni më mirë, nevojat dhe dëshirat personale dhe kështu mund të arrini në një konkluzion objektiv. Bëni kujdes në mënyrë që vendimi juaj të mos lëndojë asnjë person tjetër emocionalisht.

Moti Sot, e mërkurë 30 dhjetor 2020

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri në mesditë. Pas orëve të drekës, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin.

Në veri e verilindje, parashikohet borë e dobët lokale deri në mesditë.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 1-7 m/sek. Përkohësisht përgjatë vijës bregdetare, në zonat e ulëta si dhe në zonat luginore në verilindje të vendit, erë parashikohet me intensitet deri në 15-20 m/sek. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 1.0-1.8 metër.