Kush janë 2 motrat që u vranë nga 59-vjeçari. Drejtori i Policisë së Tiranës: Ngjarja në sy të dy fëmijëve të mitur

655

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë dy motrat që u mbetën viktimat të krimit makabër, paraditen e sotme në kryeqytet. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi është shpallur në kërkim.

Siç mësohet, Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt i çastit mes tyre ka çuar në një fund tragjik.

Drejtori i Policisë se Tiranes, Rebani Jaupi në një deklaratë për mediat është shprehur se në vendin e ngjarjes është gjetur arma e krimit, një automatik që autori ka përdorur për krimin.

“E ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar në këmbë pas pallatit. Kemi organizuar strukturat policore në të gjithë pikat kryesore të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Arsyeja e kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë vijimi i bashkëjetesës. Në vendngjarje kanë qenë dhe fëmijët e një nga viktimave”, ka thënë ai.

FOTO: Majtas, Zhaneta Metani, djathtas: Kristina Bardhi

Vrasesi i dyshuar, Perparim Ademi