Zbuloni qytetet shqiptare, ku burrat dhe gratë janë më “dembelë”

270

Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes.

Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune.

Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit të dytë. Më i lartë ky tregues është për ata që kanë arsim 8/9 vjeçar, me 50%, më pas me arsim të mesëm (37%), ndërsa është shumë më i ulët për ata që kanë mbaruar arsimin e lartë, ku vetëm 24% e tyre kanë zgjedhur të mos punojnë (shih grafikun: Shkalla e inaktivitetit sipas arsimit).