Erdhi nga Italia për këtë eveniment, Ndocaj zbulon kush dha urdhër që ta largojnë me forcë.

274

Ish deputeti Eduart Ndocaj ka folur për shoqërimin në polici pasi u paraqit në një eveniment për përurimin e shtëpisë muze të Gjergj Fishtës ku thotë se e ftoi Paulin Zefi. Ndocaj thotë se policët e shoqëruan me forcë pas urdhrit që i dha Pjerin Ndreu ndërsa shton se do të bëjë denoncim për këtë cështje.

Kam ardhur nga Italia vetëm për këtë eveniment. Për ftesën më mori në telefon Paulin Zefi sapo ka mbërritur Pjerin Ndreu u dha urdhër të më largojnë. Ndaj meje është përdorur dhùné bashkë me avokatin do të bëjmë denoncim, tha Ndocaj.

Ndocaj u liruar pas 5 orësh nga policia. Arsyeja përse u shoqërua me forcë nga ana e punonjësve të policisë dhe gardës është sepse Ndocaj nuk ka kishte ftesë për të qenë i pranishëm në këtë aktivitet ku do të merrte pjesë dhe Rama.

Mos më prekni se jam i operuar në stomak mos me prekni me dorë. Ka dhënë urdhër Rama që unë të mos jem në aktivitet, është shprehur Ndocaj gjatë momenteve të shoqërimit.

Banorët e zonës kanë dashur të ndjekin aktivitetin duke respektuar emrin e Fishtës së madh por u bë kohë që kryeministri Edi Rama po i mban larg qytetarët ngado që shkon dhe takimet e tij janë kryesisht me regji.