Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u prit në Sarajevë nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Borjana Kristo.
Kjo e fundit së bashku me Kryeministrin Rama kanë zhvilluar një takim, në kuadër të turit ballkanik që kreu i qeverisë shqiptare po zhvillon për procesin e Samitit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.
Pas takimit mes dy liderëve, Rama dhe Kristo kanë zhvilluar një tjetër takim me delegacionet përkatëse,
Turi i Ramës në Ballkan,vjen në kuadër të procesit të Samitit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.
“Rama u prit në kryeqytetin e Bosnjes nga znj. Kristo dhe me të cilën po zhvillon takim dypalësh e më pas, takim së bashku me delegacionet. Në këto takime priten dhe deklarata për mediat ku do ndajnë atë çfarë është diskutuar në takimet e sotme.
Kjo është vizita e parë e Ramës, ku rreth mesditës do takohet me Abazoviç e në mbrëmje me presidentin Vuçiç.
Kryeministri Rama po merr masat dhe po koordinohet me vendet e Ballkanit Perëndimor mbi atë se çfarë do diskutohet në Samitin e Tiranës ku në fokus do jetë integrimi i rajonit në BE, shkëmbimi tregtar, siguria dhe stabiliteti i rajonit”, tha Shkodrani.
Në orën 13:45 është planifikuar një takim tetë-a-tetë mes Ramës dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa në orën 15:40 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Më pas, Rama do të udhëtoj drejt Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 dhe 30 minuta më pas do të mbajnë edhe konferencën për shtyp.