I pushoi zemra për rreth 30 minuta, teksa po dërgohej në morg i ndodh mrekullia e pabesueshme

339

Një postier të cilit i pushoi zemra për pothuajse 30 minuta është rikthyer mrekullisht në jetë ndërkohë që po transportohej për në morg.

Mjekët tashmë i referohen, Joao Araujos si “Burri i Mrekullisë” pasi u shërua plotësisht pas një arresti kardiak.

Ekipi i mjekëve që u morën me rastin e tij janë shprehur se nuk ka një shpjegim konkret se çfarë ndodhi me të dhe si u rikthye sërish vetë në jetë.

Joao jo vetëm që u rikthye nga vdekja por u rikuperua aq shpejt sa brenda pak javësh doli edhe nga spitali.

38-vjeçari e ka ndarë tani historinë e tij të pabesueshme, gati dhjetë vjet më pas.