Nuk shënoi ndaj Lazios, Ronaldo vihet në lojë nga tifozët

461

Cristiano Ronaldo nuk po arrin të zhbllokohet me fanellën e Juventusit, por kjo nuk “fatkeqësia” e vetme që po godet yllin portugez. Pesë herë fituesi i Topit të Artë është vënë në lojë nga gazeta torineze “Tuttosport”, që pretendon se Ronaldo asistoi një prej golave të bardhezinjve në fitoren 2-0 që Juventus arriti ndaj Lazios.

Sipas tyre Ronaldo asistoi për Mandzukic tek aksioni i golit të dytë, episod që shkaktoi tallje në internet nga tifozët.

Por ky fakt nuk duket se e shqetëson shumë Ronaldon, pasi këtë mëngjes ai ka postuar në Instagram se ai ishte kthyer në palestër më pak se 24 orë pas ndeshjes.

Statistikat mbështesin besimin e tij, sepse sezonin e kaluar ai kishte nevojë për katër paraqitje përpara se të thyente akullin me klubin e Realit.