Kërkohej që në 2013-n, shqiptari kapet me 124 kg kanabist

596

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në vendin e quajtur Leptokaria, midis Janinës dhe Igumenciës, 30 km nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Të arrestuarit, me moshë 34 dhe 24 vjeç, u ndaluan në një zonë pyjore dhe iu gjetën me vete 7 çanta udhëtimi. Brenda tyre kishte 77 pako me kanabis, që rezultuan me një peshë të përgjithshme 124,6 kilogramë.

Sipas komunikatës së policisë, njeri prej të arrestuarve, 34 vjeçari, ishte person i shpallur në kërkim.

Në mars 2013 ai kishte dalë me leje nga burgu i Patras, por nuk ishte kthyer më kurrë. Ai vuante në burg një dënim prej 11 vjetësh, për çështje që lidheshin me trafikun e drogës.

Ata janë dërguar në prokurorinë e Igumenciës, ku pritet t’iu komunikohet masa e paraburgimit.

Sipas policisë, dosja e tyre penale do të jetë mjaft e rëndë, pasi përmban akuza për importim, transport, posedim dhe trafik lëndësh narkotike, si dhe arratisje nga burgu e hyrje të paligjshme në Greqi.