Armando Duka rizgjedhet president i FSHF, fiton mandatin e gjashtë

322

Ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, teksaArmand Duka është rizgjedhur president i FSHF për herë të gjashtë ndërsa mposhti në këtë garë dy kandidatët e tjerë, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Nga votimi i delegatëve, Duka u rizgjodh me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme teksa nga 43 votues, fitoi 37 vota, kundër vetëm katër që mori Starova ndërsa nuk pati asnjë votë pro Shakohoxhës, ndërsa dy vota rezultuan të ishin të pavlefshme për gabime teknike.

Fjala e Dukës pas u rizgjodh president: 

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për t’u përqendruar te futbolli. Së bashku me aktorët dhe faktorët e futbollit do të mbledhim energjitë për futbollin, mirëorganizimin dhe mirëqeverisjen. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.