Publikohet sondazhi i institutit italian, PD dhe PS humbin shumë pak nga votuesit e 2017-s, LSI-në në ‘greminë’/ Ja rezultatet

224

Sipas sondazhit të Institutit Piepoli pothuajse gjysma e votuesve që e kanë votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2017 kanë vendosur që të mos e votojnë më këtë forcë politike në këto zgjedhje.

Ky është përfundimi që ka dal nga sondazhi i publikuar në Report Tv. 48.9% e atyre që kanë besuar te LSI para 4 vitesh nuk e kanë më këtë besim. Shifër interesante është edhe ajo e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, e cila ka humbur 15.9% të votuesve të saj. Të papërfillshme janë humbjet nga radhët e votuesve të tyre për PS dhe PD, respektivisht 6.5 dhe 6.7 përqind.