Manastirliu: Vaksina e gripit ka mbërritur, sot do vaksinohen…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri dhe nga nesër fillon vaksinimi fillimisht te mjekët dhe infermierët.

Sot fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP vaksinat kanë mbërritur në vend, tha ajo.

Ministrja tha se pas mjekëve dhe infermierëve ata që kanë prioritet janë dhe: mësuesit edukatorët moshat e treta të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2 deri 5 vjeç.

Që prej muajit Prill kemi financuar vaksinën kundër gripit në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë dimrit me mundësinë e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë.

Vaksinimi do të nisë shumë shpejt nesër do të ofrohen falas për popullatën e riskuar duke filluar nga sot sipas një plani të detajuarqë nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit.

Ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë fëmijët 2 deri 5 vjeç sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik, tha Ministrja.

Ja renditja e Shqipërisë në Europë për çmimet e apartamenteve.

Të blesh një pronë në Shqipëri, sidomos në Tiranë do të jetë më e vështirë në vitin 2020.

Shqipëria renditet e treta më e shtrenjtë në Europë, pas Serbisë dhe Republikës Çeke në Indeksin e Çmimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2020. Të dhënat janë publikuar nga Numbeo i cili është portali më i madh i të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetesës.

Treguesi kryesor është raporti i çmimit të shtëpive me të ardhurat e individëve i cili bën matjen e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti dhe shprehet në vite të ardhurash.

Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

Sa më u ulët të jetë ky raport aq më të lehtë e kanë individët e një shteti për të blerë një shtëpi. Zakonisht kjo matet si një raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me mesataren e të ardhurave të disponueshme të familjeve.

Shefi i kërkoi të kandidonte se s’kishte rival, pastruesja fiton zgjedhjet

Për katër vitet e fundit, Marina Udgodskaya ka pastruar zyrat e ndërtesës së administratës lokale në Povalikhino, zonë rurale e Rusisë.

Tani pastruesja 35-vjeçare po heq pluhurat e saj për të lëvizur në vendin e shefit, pasi fitoi zgjedhjet në fillim të këtij muaji.

Kur askush në fshat nuk u regjistrua për të sfiduar kandidatin Nikolai Loktev, i cili është nga partia pro-Kremlin, e bindi Udgodskaya të regjistrohej si rivale e tij për të siguruar kërkesën minimale të dy kandidatëve.

Ky plan dha një efekt të kundërt kur pastruesja e mundi, shkruan abcnews.al. Kështu, ajo fitoi pothuajse 62 përqind të votave, ndërsa shefi i saj mori vetëm 34 përqind.

Nikolai Loktev mendoi se askush nuk do ta votojë për të dhe ai do të qëndrojë në punë. Por qytetarët zgjodhën Marina Udgodskaya i tha BBC një anëtar i komisionit lokal të zgjedhjeve nga Povalikhino.

Udgodskaya mori telefonata të shumta pasi fitorja e saj e befasishme u bë lajm kombëtar.

Por në një intervistë ajo u shfaq e habitur nga fitorja, duke e përshkruar veten si një kandidate false e cila nuk ishte e gatshme për një promovim kaq të shpejtë.

Nuk mendoja se njerëzit do të votonin për mua, i tha ajo kanalit të lajmeve Telegram Podyom.

Ministri Lleshaj jep njoftimin e rëndësishëm për aplikimin e pasaportave.

Qytetarët që kanë nevojë të ri aplikojnë për pasaporta udhëtimi tashmë nuk kanë nevojë të shpenzojnë kohë pranë policisë për të plotësuar formularë por mund të paraqiten menjëherë pranë zyrave të aplikimit. Lajmi u dha nga vetë Ministri Lleshaj.

Kjo është një risi që do të kursejë kohë e shpenzime për shtetasit shqiptarë që tashmë e kanë shumë më të thjesht procedurën e ripajisjes me dokumente biometrike.

Ministri Lleshaj u shpreh se Ministria e Brendshme ofron tashmë një gamë të gjerë shërbimesh online dhe se këtë angazhim do ta rrisë e thellojë edhe në të ardhmen. 

Ministri përmendi gjatë këtij prononcimi edhe faktin që shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç marrin karta identiteti pa afat skadence. 

Ndërkohë ai bëri thirrje për të gjithë shtetasit që u ka skaduar ose që do tu skadojë karta e identitetit gjatë këtij viti të aplikojnë në kohë për tu ripajisur me këtë dokument shumë të rëndësishëm përmes të cilit merret çdo shërbim tjetër pranë zyrave të administratës shtetërore.

Gjendet i pajetë një burrë 66 vjeçar në rrugë.

Trupi i një personi të pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës. Paraprakisht uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 08:15 në Arapaj Durrës është gjetur pa shenja jete në rrugë nga banorët e zonës shtetasi VDh 66 vjeç banues në lagjen nr 17 Durrës.

Nga këqyrja e parë që i është bërë trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhúnuar dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Bie nga ura teksa punonte me vinç, ndërron jetë 53 vjeçari.

Një 53 vjeçar ka humbur jetën gjatë punës për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Klos ndërsa Astrit Alla ishte duke punuar me vinç kur ka rënë nga ura duke humbur jetën.

Rreth orës 09 e 40 në rrugën e Arbrit shtetasi AA rreth 53 vjeç duke punuar me një automjet të rëndë vinç në urën e fshatit Klos është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në çerdhe publike apo private? Veliaj zbulon ku do e çojë të birin.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha në Wake Up në Top Channel se për të birin Kajan do të zgjedhë një çerdhe publike. Veliaj rrëfeu se aktualisht për vogëlushin po kujdeset një dado por shumë shpejt do të dërgojnë në çerdhe.

Sipas tij ai dhe Ajola janë të zënë me punë gjatë gjith ditës dhe e kanë të pamundur që të kujdesen vetë për djalin e tyre.

Nuk është sekret me punët që ne kemi duhet të marrin një ndihmë private një dado. E kemi të pamundur që të jemi vetë prezentë gjysmën e ditës. Unë dal shumë shpejt dhe vij vonë. Ajola është gjithashtu një profesioniste.

Ndërkohë Ajola po sheh kopshtet dhe çerdhet rreth punës së saj dhe do marrë një vendim. Ajola punon në qendër të Tiranës dhe do kërkojmë një çerdhe publike në qendër të Tiranës, theksoi Veliaj.

Lë nam Elisa Spiropali, u jep këshilla shqiptarëve çfarë të hanë mëngjes, por fotoja e nxjerr zbuluar.@

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ka lënë nam me postimin që ka bërë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale. Përmes një fotoje ajo ka dashur që tiu tregojë shqiptarëve mëngjesin ideal që duhet të hanë sipas saj por në fakt fotoja është marrë në Internet.

Spiropali ka dashur që të tregojë se mëngjesi i saj është i përbërë nga një miks drithërash me boronica por realisht fotoja është një prej atyre të rëndomtave që del me një kërkim të thjeshtë në google.

Kanë qenë vetë ndjekësit e Spiropalit ata që e kanë vënë re këtë detaj pasi fotoja ka dhe një mbishkrim nga faqja ku është marrë.
Por edhe pse ka kaluar një orë që nga koha kur ka postuar foton Spiropali nuk e ka fshirë atë duke dashur të thojë se ajo nuk e ka postuar pa vetëdije foton dhe mund të ketë qenë dhe ilustruse.

Ta ketë pasur rrëmujë ministrja shtëpinë, që nuk e ka postuar foton reale edhe kjo mund të ndodhë pasi me dy fëmijë të vegjël dhe shumë e angazhuar në jetën politike zor se i del koha për të gjitha Spiropalit.

Alarm në Rinas, evakuohen punonjësit dhe qytetarët

Alarm në aeroportin e Rinasit. Të gjithë punonjësit dhe qytetarët janë evakuuar nga terminali i airoportit Nene Tereza

Pak minuta pas këtij alarmi kanë qënë zyrtarër e airoportit të cilët kanë bërë me dije me anë të altoporlantëve se gjithçka ishte një test nga ana e tyre për të parë reagimin e staffit

Gjithashu ato bënë thirrje për qetësi dhe kërkuan që mos të kenë panik pasi gjithçka ishte nën kontroll