Ja renditja e Shqipërisë në Europë për çmimet e apartamenteve.

269

Të blesh një pronë në Shqipëri, sidomos në Tiranë do të jetë më e vështirë në vitin 2020.

Shqipëria renditet e treta më e shtrenjtë në Europë, pas Serbisë dhe Republikës Çeke në Indeksin e Çmimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2020. Të dhënat janë publikuar nga Numbeo i cili është portali më i madh i të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetesës.

Treguesi kryesor është raporti i çmimit të shtëpive me të ardhurat e individëve i cili bën matjen e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti dhe shprehet në vite të ardhurash.

Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

Sa më u ulët të jetë ky raport aq më të lehtë e kanë individët e një shteti për të blerë një shtëpi. Zakonisht kjo matet si një raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me mesataren e të ardhurave të disponueshme të familjeve.