Në çerdhe publike apo private? Veliaj zbulon ku do e çojë të birin.

256

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha në Wake Up në Top Channel se për të birin Kajan do të zgjedhë një çerdhe publike. Veliaj rrëfeu se aktualisht për vogëlushin po kujdeset një dado por shumë shpejt do të dërgojnë në çerdhe.

Sipas tij ai dhe Ajola janë të zënë me punë gjatë gjith ditës dhe e kanë të pamundur që të kujdesen vetë për djalin e tyre.

Nuk është sekret me punët që ne kemi duhet të marrin një ndihmë private një dado. E kemi të pamundur që të jemi vetë prezentë gjysmën e ditës. Unë dal shumë shpejt dhe vij vonë. Ajola është gjithashtu një profesioniste.

Ndërkohë Ajola po sheh kopshtet dhe çerdhet rreth punës së saj dhe do marrë një vendim. Ajola punon në qendër të Tiranës dhe do kërkojmë një çerdhe publike në qendër të Tiranës, theksoi Veliaj.