Lë nam Elisa Spiropali, u jep këshilla shqiptarëve çfarë të hanë mëngjes, por fotoja e nxjerr zbuluar.@

74

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ka lënë nam me postimin që ka bërë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale. Përmes një fotoje ajo ka dashur që tiu tregojë shqiptarëve mëngjesin ideal që duhet të hanë sipas saj por në fakt fotoja është marrë në Internet.

Spiropali ka dashur që të tregojë se mëngjesi i saj është i përbërë nga një miks drithërash me boronica por realisht fotoja është një prej atyre të rëndomtave që del me një kërkim të thjeshtë në google.

Kanë qenë vetë ndjekësit e Spiropalit ata që e kanë vënë re këtë detaj pasi fotoja ka dhe një mbishkrim nga faqja ku është marrë.
Por edhe pse ka kaluar një orë që nga koha kur ka postuar foton Spiropali nuk e ka fshirë atë duke dashur të thojë se ajo nuk e ka postuar pa vetëdije foton dhe mund të ketë qenë dhe ilustruse.

Ta ketë pasur rrëmujë ministrja shtëpinë, që nuk e ka postuar foton reale edhe kjo mund të ndodhë pasi me dy fëmijë të vegjël dhe shumë e angazhuar në jetën politike zor se i del koha për të gjitha Spiropalit.