Manastirliu: Vaksina e gripit ka mbërritur, sot do vaksinohen…

275

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri dhe nga nesër fillon vaksinimi fillimisht te mjekët dhe infermierët.

Sot fillon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve vaksinimi do jetë sipas të një kalendari të ISHP vaksinat kanë mbërritur në vend, tha ajo.

Ministrja tha se pas mjekëve dhe infermierëve ata që kanë prioritet janë dhe: mësuesit edukatorët moshat e treta të sëmurët kronikë dhe fëmijët 2 deri 5 vjeç.

Që prej muajit Prill kemi financuar vaksinën kundër gripit në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë dimrit me mundësinë e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë.

Vaksinimi do të nisë shumë shpejt nesër do të ofrohen falas për popullatën e riskuar duke filluar nga sot sipas një plani të detajuarqë nis me personelin shëndetësor. Mjekët dhe infermierët janë kategoria e parë që kryejnë vaksinimin falas kundër gripit.

Ndërsa vaksinimi do të vijojë më pas me edukatorët, arsimtarët, të moshuarit të sëmurë kronikë fëmijët 2 deri 5 vjeç sipas përcaktimit të Institutit të Shëndetit Publik, tha Ministrja.