Shefi i kërkoi të kandidonte se s’kishte rival, pastruesja fiton zgjedhjet

60

Për katër vitet e fundit, Marina Udgodskaya ka pastruar zyrat e ndërtesës së administratës lokale në Povalikhino, zonë rurale e Rusisë.

Tani pastruesja 35-vjeçare po heq pluhurat e saj për të lëvizur në vendin e shefit, pasi fitoi zgjedhjet në fillim të këtij muaji.

Kur askush në fshat nuk u regjistrua për të sfiduar kandidatin Nikolai Loktev, i cili është nga partia pro-Kremlin, e bindi Udgodskaya të regjistrohej si rivale e tij për të siguruar kërkesën minimale të dy kandidatëve.

Ky plan dha një efekt të kundërt kur pastruesja e mundi, shkruan abcnews.al. Kështu, ajo fitoi pothuajse 62 përqind të votave, ndërsa shefi i saj mori vetëm 34 përqind.

Nikolai Loktev mendoi se askush nuk do ta votojë për të dhe ai do të qëndrojë në punë. Por qytetarët zgjodhën Marina Udgodskaya i tha BBC një anëtar i komisionit lokal të zgjedhjeve nga Povalikhino.

Udgodskaya mori telefonata të shumta pasi fitorja e saj e befasishme u bë lajm kombëtar.

Por në një intervistë ajo u shfaq e habitur nga fitorja, duke e përshkruar veten si një kandidate false e cila nuk ishte e gatshme për një promovim kaq të shpejtë.

Nuk mendoja se njerëzit do të votonin për mua, i tha ajo kanalit të lajmeve Telegram Podyom.