De Biazi rrëmben zemrat e fansave, fitore spektakolare në transfertë

309

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e Azerbajxhanit.

Skaudra e tij triumfoi me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Qipros falë golit të Medvedev në minutë e 29-të.

Kujtojmë që ky është takimi i dytë që italiani drejtoi azerët, pasi në debutim u mposht në shtëpi nga Luksemburgu me përmbysje 1-2

Një fitore tepër e rëndësishme kjo për Azerbajxhanin, që e rikthen fuqishëm në garë për vendin e parë.

Skuadra e De Biazit bën pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Malin e Zi, Luksemburgun dhe Qipron.

64-vjeçari, i cili disponon edhe pasaportën shqiptare, do të tentojë të shkruajë historinë me përfaqësuesen e tij të re, siç bëri me kuqezinjtë.