Ernest Gjoka: Unë kam fajet e mia, por Vllaznia nuk ra prej meje

593

Pas dy javësh heshtje, ish- trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka është rikthyer të flasë për periudhën e drejtimit të kësaj skuadre por edhe largimin dy para përfundimit të kampionatit.
Në rrëfimin e tij të gjatë në “Sport Ekspres”, ai ka rithënë edhe njëherë problemet që ka gjetur tek skuadra shkodrane, ndarjen e saj në parcela dhe ai gjëja e parë që bëri, ka qenë prishja e disa ekuilibrave.
Ish- trajneri i kuqebluve ka folur për presionin e madh që ka ekzistuar gjithnjë rreth skuadrës, kryesisht nga disa njerëz- hije që e kishin lidhur për këmbësh prej vitesh me rradhë atë për interesa personale dhe pikërisht ato, nuk dëshironin që puna të ecte.
Gjoka ka folur edhe për sulmin me thikë të bërë ndaj tij dhe po ashtu edhe për dyshimin për t’u larguar apo jo që në atë moment nga drejtimi i ekipit.
Gjithsesi, shoqërimi gjatë gjithë kohës me punonjës policie nëpër Shkodër, duke krijuar një ambjent shumë mbytës rreth stafit por edhe skuadrës.
Ish- trajneri i Vllaznisë po ashtu ka deklaruar se pas humbjes me Luftëtarin në Shkodër në fazën e katërt ka menduar largimin.
U largua pas ndeshjes me Partizanin, dy javë para fundit, por Gjoka nuk e quan largim si frikacak por i detyruar duke parë se skuadra nuk po reagonte.
Ish- trajneri i kuqebluve ka vendosur të marrë përsipër një pjesë të fajit të rënies së Vllaznisë por nga ana tjetër, ka deklaruar se nuk e meriton gjithë atë baltë që po hidhet gjatë këtyre ditëve.
Njeriu që drejtoi për 7 muaj skuadrën shkodrane u ka dalë në mbrojtje edhe lojtarëve jabanxhinj duke deklaruar se “edhe Roberto Karlos” kur ka qenë i ri të vinte në këto momente tek Vllaznia do të dështonte”.
Gjoka njëkohësisht ka dashur t’i shmanget akuza të bëra nga Shtubina.
Pavarësisht të gjitha këtyre gjëra, mendimi i përgjithshëm është se Ernest Gjoka dështoi tek Vllaznia.
Ndoshta jo për fajin e tij megjithatë ky është realiteti. Dhe nëse skuadra ka rënë nga Superliga, padyshim që edhe ai është fajtor.
www.shkodrasport.com