“Duam t’i bëjmë me dije Ramës se…”, Albana Vokshi zbulon skenarin që po përgatit Sali Berisha

472

Deputetja Albana Vokshi ishte sot e pranishme në Gjykatën e Tiranës, ku u dha vendimi për lirimin e dy protestuesve që u arrestuan pas tubimit që mbajti Sali Berisha të hënën kundër presidentit Vuçiç dhe që dogjën flamurin serb.

“Qëndrimin e gjykatës e përshëndesim, por arrestimi është i paligjshëm, nuk ka prova për arrestimin e dy qytetarëve. Hetimi të jetë objektiv dhe të mos marrin urdhra nga Rama.

Të dy qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar nga PD-ja e rithemeluar kanë shprehur me anë të gjestit të tyre, protestën ndaj mini-shengenit dhe planet famëkeqe të Ramës. Shqiptarëve të Preshevës s’u lejohet përdorimi i flamujve shqiptarë dhe analistë të Kosovës merren në pyetje nga sigurimi serb, Edi Rama arreston protestuesit” tha ajo.

Por debatin lidhur me statutin dhe kërkesën e gjyqtarit për dorëheqjen, Vokshi tha se “Duam t’i bëjmë me dije Ramës, protestat nuk do të ndalen. Askush dhe asgjë nuk mund të cenojë vendimin e sovranit demokrat. Lulzim Basha është thjesht një deputet. Vendimi u ratifikua nga 44 mijë demokratë” tha Vokshi.