Akuzat e forta të tezes së Mateos: Nepërka është brenda shtëpisë, e vranë se sytë e tij panë diçka dhe donin të mos fliste më

236

Tezja e Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij në Greçalli të Fierit, ka bërë deklarata të forta për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24.

Adriana tha për gazetaren Evis Ahmeti se sytë e Mateos kanë parë diçka që nuk duhej ta shihte, ndaj edhe është vrarë sipas saj. Mes të tjerash ajo aludon se personi i dytë që përfshihet në këtë ngjarje, mund të jetë edhe brenda familjes së motrës.

“Sytë e tij kanë parë diçka që unë nuk di çfarë të them, kanë parë diçka që ai është goditur. Për të mbuluar gjithçka është vrarë nipi im.”, tha tezja.

Duhet të jetë një grua në moshë që ndoshta e ka nxitur?

Patjetër që do të ketë brenda.

Çfarë mund të bënte një grua e moshuar?

Nuk ka vrasje pa një shoqërues.

Janë vetëm dyshime apo dini diçka më shumë?

Unë nuk di më shumë. Që kur kam dëgjuar mbrëmë që ka folur se nepërkën e ka brenda në shtëpi.