Të mësohemi tu themi edhe faleminderit mjekëve

338

Një pjesë të natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm, isha i detyruar ti kaloja në urgjencën e QSUT-së Gjëja e parë që bëjmë kur largohemi nga spitalet është të kritikojmë kushtet e shërbimit që padyshim lënë për të dëshiruar, apo të akuzojmë mjekët

Por unë sot dua ti falenderoj dhe ti shpreh mirënjohjen ekipit të urgjencës, jo thjeshtë për shërbimin modest ndaj meje, por për atë që bëjnë çdo natë me qindra njerëz.

Probleme të ndryshme, temeramente të ndryshme, njerëz që mendojnë se edhe kur mjeku është me të dyja duart e zëna, ai kërkon para të të shërbejë. Pashë qindra njerëz që mbrëmë morën shërbim. Pashë mjekë e infermierë, që me qetësi e durim të admirueshëm dëgjonin gjithkënd, edhe ata që kërkonin të pamundurën e momentit.

Ata bëjnë thjeshtë punën e tyre, por për ne të tjerët është më shumë se thjeshtë një punë. Ndaj të mos i kursejmë falenderimet dhe mirënjohjen për njerëzit e përkushtuar, që me punën e tyre na shpëtojnë jetën ne të tjerëve.

Në foto me mjekun e turnit të mbrëmshëm Besmir Koçia.

Ju ftoj ta shpërndani këtë postim si një shenjë falenderimi për të gjithë njerëzit e mjeksisë që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri e përkushtim.

Nga Mentor Kikia