New York “goditet” nga dëbora, stuhia më e madhe ndër vite

55

Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Moti i keq në Pensilvani ka shkaktuar nje aksident masiv, ku 66 automjete u perplasën me njëri-tjetrin.

Si për pasojë, 2 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kane mbetur te plagosur.

Edhe në New York gjashtë vetë u lënduan në një aksident rrugor ku u përfshin të paktën 27 automjete.

Kryebashkiaku i New York paralajmëroi se stuhia mund të jetë më e madhja që qyteti ka parë vitet e fundit duke paralajmëruar banorët që tregohen te kujdesshem.

Ndërkohë një avion ka rrëshqitur në pistën e fluturimit gjatë uljes në Baltimore, për shkak të ngricave dhe motit të keq.

Sipas mediave vendase, ne momentin kur aeroplani ka mundur të bëjë uljen, goma e pare ka rrëshqitur mbi barin e mbuluar nga ngrica. Kompania “Spirit Airlines” ka siguruar se nuk ka mbetur asnje pasagjer i lenduar.