Tolgahan ka një mesazh në shqip për të gjithë shqiptarët.

34

Së shpejti aktori turk shumë i pëlqyer nga publiku Tolgahan Sayisman do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri. Kampion mban titullin seriali që do të transmetohet në TV Klan dhe që mbart një histori të veçantë dhe prekëse.

TV Klan ka publikuar një postim ku njofton se seriali do të transmetohet nga 16 nëntori. Tolgahan e ka ripostuar njoftimin duke dhënë një mesazh në shqip për teleshikuesit shqiptar.

Ju pres të na ndiqni Shqipëria, shkruan Tolgahan duke e shoqëruar postimin me flamurin tonë kuqezi.