Moti Sot, e enjte 19 gusht 2021

151

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell.

Vranësirat do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave duke nisur që nga orët e para të 24-orëshit. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes reshjet mbeten të përqendruara në zonën e verilindjes dhe më pas kemi ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin.

Lokalisht reshjet në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike.

Era do të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe hera herës intensive deri në 15-22m/s. Valëzimi i forcës në det do jetë 1-3 ballë.