Mjeti futet në lokal, plagosen 5 persona që po drekonin

302

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Cërrik. Si pasojë e aksidentit janë plagosur pesë persona.

Policia njofton se ngjarja është shënuar në vendin e quajtur Kryqëzimi i Yllit. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një lokal, ku po drekonin disa persona.

Njoftimi i policisë:

Në vendin e quajtur Kryqëzimi i Yllit Cërrik, drejtuesi i mjetit J.Ç. 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.

Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia e Elbasanit u apelon gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor!