Arrestohet këngëtarja shqiptare, më pas dërgohet në Spitalin Psikiatrik (FATO)

625

Është arrestuar ditën e sotme në Prishtinë, këngëtarja me origjinë nga Kukësi, e njohur ndryshe me emrin e artit si “Baby G”.

Burime të IndeksOnline mësojnë se artistja është kapur nga Policia e Kosovës me lëndë narkotike mbrëmjen e kaluar në Prishtinë.

Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji, është gjetur nga policia në gjendje shumë të rëndë. Kjo për shkak të përdorimit të madh të narkotikëve dhe përzierjes së tyre.

Pas arrestimit ajo është dërguar në QKUK, ku më pas është transferuar në Spitalin e Psikiatrisë. Këngëtarja vazhdon të qëndrojë ende aty, por nuk dihet gjendja e saj.

Baby G jeton në Londër, por aktivitetin e saj muzikor e ushtron në Kosovë. Ajo është aktive në treg prej disa vitesh tashmë.