Krimet elektorale në zgjedhjet e 25 prillit / SPAK merr nën hetim dy persona: Blinin vota duke premtuar pagesën e…

199

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se është duke ushtruar me përparësi ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

Mësohet se sot SPAK ka marrë nën hetim dy persona. Ata blinin vota duke premtuar pagesën e faturave të dritave. 

Janë vënë nën hetim, Agustin Selimi e Pëllumb Lekaj, të cilët u arrestuan në Kapshticë bashkë me dy persona të tjerë, pasi tentuan të kalonin 10 kilogramë kanabis drejt Greqisë.

Selimi e Lekaj kanë kërkuar vota gjatë fushatës elektorale para zgjedhjeve të 25 prillit. Në këmbim, ata u premtonin qytetarëve pagesën e faturave të energjisë elektrike.