Basha: Rama është i kapur nga paniku, prandaj kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor.

469

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e bëra së fundmi të kryeministrit Edi Rama, drejtuar studentëve protestues. Ai shkruan në rrjete sociale se Rama është i kapur nga paniku e pikërisht për këtë arsye, kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor.
“Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! #16shkurt”, shkruan më tej Basha, duke risjellë në vëmendje protestën opozitare që pritet të mbahet.

Kryeministri Edi Rama deklaroi përpara dy ditëve se grupi i pedagogëve të cilët nisën grevën më datë 1 shkurt janë të mënjanuar me opozitën e kësisoj, ai u bëri thirrje studentëve që të reagojnë duke shkuar në mësim, që të mos bien pre e lojrave politike.