Maqedonia e Veriut, të dielën zgjidhet presidenti

384

Qytetaret e Maqedonisë së Veriut do te zgjedhin te dielën presidentin e ri. Në raundin e dytë të presidencialeve votuesit zgjedhin midis dy kandidatëve Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski, të cilët në raundin e pare siguruan shumicën. Kandidatet shfrytëzuan edhe orët e fundit te se premtes për t’i bindur qytetaret.

Sipas kandidatit të propozuar nga koalicioni qeverisës Stevo Pendarovskit, mbështetja për të do të thotë aderim i sigurt në Bashkimin Europian, vazhdim i reformave.

Rivalja e tij nga radhët e partisë opozitare Vmro Dpmne Gordana Siljanovska- ka prioritet sundimin e ligjit.

Ndërkohë kandidati shqiptar i cili garoi në raundin e pare Blerim Reka, shprehu falënderim për 80.000 votuesit që e mbështeten.

Votat e shqiptareve janë vendimtare per te zgjedhur kreun e ri te shtetit ndaj edhe kandidatet kane kërkuar vazhdimisht mbështetjen e tyre.

President do të zgjidhet kandidati i cili ka marrë shumicë votash, nëse në kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve, pra nevojitet mbështetja e rreth 723 mijë qytetareve. Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk e merr numrin e nevojshëm të votave, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore.

Sipas Kushtetues, në rast të mos arritjes së pragut të nevojshëm do të duhet të shpallen zgjedhje të reja brenda 40 ditëve. Presidenti i cili do të zgjidhet të dielën do të jete i pestë i Maqedonisë së Veriut.