Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

444

Aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në hyrje të qytetit të Bilishtit.

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së karburantit, ku një motorçikletë është përplasur me një autoveturë. Burime të policisë thanë se është plagosur drejtuesi i motorçikletës, i moshës rreth 60 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Korçës, ku sipas të dhënave paraprake nuk ka lëndime me rrezik për jetën. Nga hetimet e kryera në vendngjarje, policia deklaron se shkak i aksidentit mund të ketë qënë dalja e gabuar e motorçikletës nga pika e karburantit, ndërkohë që edhe autovetura qarkullonte me shpejtësi.

 

Sipas policisë nuk janë respektuar rregullat e qarkullimit pasi në vendin e aksidentit nuk ka gjurmë frenimi.