Mbyllet numërimi në bashkinë e parë

406

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e parë në vend pak pas mesnate.

Kandidati Pali Kolevski, nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, është shpallur fitues në bashkinë e Pustecit.

Ai ka marrë 1505 vota, ndaj 859 votave të kanditatit Edmond Themelko, i cili garoi nën siglën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim.

Ndërkohë, vijon normalisht procesi i numërimit në pjesën më të madhe të bashkive në vend.