Makina përplas motorin, plagoset motoristi dhe pasagjeri.

43

Një automjet ka përplasur një motor në aksin rrugor Plepa Ndroq në Pjezë. Sipas informacioneve shoferi i automjetit me iniciale AK është përplasur me një motor të drejtuar nga 42 vjeçari me iniciale DGj dhe me pasagjer 36 vjeçarin me iniciale VM të cilët u transportuan drejt spitalit.

Të aksidentuarit ndodhen në spital nën vëzhgimin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.