Ylli i Barcelonës kalon te Interi, kontratado të nënshkruhet javën e ardhshme.

322

Mesfushori i Barcelonës, Vidal, pritet të nënshkruajë me Interin javën e ardhshme. Kiliani ka disa çështje ende pa mbyllur me klubin katalanas dhe mesin e javës që vjen pritet të zbarkojë në Milano për të hedhur firmën me klubin zikaltër.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori amerikano jugor do kënaqet me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon. Një përforcim i vlefshëm për teknikun Konte, në rrugën drejt titullit kampion shumë të kërkuar nga tifozët zikaltër pas dominimit 9 vjeçar të Juventusit.