Çelet ‘Korça Open Air’, qielli i qytetit do të zbukurohet me parashuta për festa.

493

Ka nisur edhe këtë vit KORÇA OPEN AIR, një eveniment i organizuar nga Aeronautika shqiptare me mbështetje të Federatës shqiptare të Aeronautikës.

Ky aktivitet tre ditor do të përcaktojë edhe fituesin për kupën e botës 2018.

Ka qenë Bashkia e Korçës që ka njoftuar lajmin ditën e sotme ndërsa me një ceremoni të veçantë, përfaqësues të Aeronautikës Shqiptare dhe vendeve të ndryshme të botës, çelën aktivitetin 3 ditor të fluturimeve të lira.

120 aeronatistë nga e gjithë bota, pjesë e Finales së Kupës së Botës që po zhvillohet në Korçë.

Kujtojmë se vitin e kaluar u radhit në vendin e parë bullgari Yasen Nikolaev Neychev, në vend të dytë u rendit Izdriku Betini nga Kosova dhe vendi i 3 shkoi për Mile Yovanovski nga Maqedonia.