Floriana Garo me bikini ndan foton e ëmbël me barkun e rrumbullakosur.

449

Floriana Garo së fundmi ka qenë një ndër femrat më të komentuara në showbizin shqiptar. Fejesa e saj me avokatin dhe më pas pritja e ëmbël e një vogëlushi kanë qenë pikat kyçe të cilat e kanë mbajtur Garon në qendër të thashethemeve të medieve rozë.

Në qershor, moderatorja e njohur e ftuar tek emisioni Rudina dha lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së dytë. Floriana është 5 muajshe shtatzënë dhe dëshiron shumë që vajza e saj 1 vjeçare të bëhet me vëlla.

Ja kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar, është shprehur Floriana. Së fundmi, moderatorja ka nisur pushimet dhe ka publikuar një foto me mikeshën e saj e cila shiher duke i përkëdhelur barkun. Floriana shfaqet me rroba banjo dhe sipër një fustan veror, pa makeup dhe me size e cila shkëlqen.