Sulm pranë ambasadës franceze në Burkina Farso

600

Mediat e huaja raportojnë për shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri pranë Ambasadës së Francës në Burkina Farso dhe zyrave qëndrore të Forcave të Armatosura të vendit.
Mediat raportojnë se dëshmitarët kanë dëgjuar të shtëa me armë zjarri, pak para një shpërthimi të fuqishëm në zyrat qëndrore të ushtrisë, në kryeqytetin e vendit afrikan, Ouagadougou.
Raportohet se disa persona kanë hapur zjarr ndaj godinës së ushtrisë dhe më pas i janë drejtuar ambasadës franceze, që ndodhet pranë.
Mediat e huaja thonë se 7 forca të sigurisë kanë mbetur të vrarë nga ngjarja dhe 6 civilë janë plagosur. Raportohet gjithashtu se 4 nga autorët janë vrarë gjatë përleshjeve në ambasadëb feanceze dhe të paktën 2 të tjerë gjatë sulmit në zyrat qëndrore të ushtrisë.
Ambasada e SHBA në kryeqytetin e Burkina Faso, Ouagadougou, i bëri thirrje qytetarëve amerikanë të evitojnë zonën.