Pa patentë në timon/ Arrestohen 14 shoferë vetëm gjatë fundjavës

235

14 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 8 të tjerë ndiqen në gjendje të lire pas kontrolleve të zhvilluara fundjaven që lamë pas nga policia rrugore e qarkut Lezhë.

Shoferët e arrestuar janë: L. P. H. B. K. G. P. K. G. P., Gj. D. M. M. A. M. P. C. Ç. T. Gj. M. Gj. Z. B. N.E. Gj., banues në Lezhë, Kurbin dhe Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në akset rrugore Lezhë-Milot, Lezhë-Shkodër, qytet Lezhë-qytet Laç, u kapën nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre, të papajisur me leje drejtimi.

Ndërsa 8 të tjerë për shkak të moshës minore janë proceduar në gjëndje të lirë.

Sakaq janë tërhequr 40 leje drejtimi, janë vendosur 418 masa administrative, 183 për tejkalim shpejtësie dhe 235 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe janë kontrolluar 187 automjete.