Kupa e Shqipërisë, mes golave dhe…baltës

427

Kupa e Shqipërisë u karakterizua në ditën e sotme nga gola të shumtë, si dhe nga kushtet atmosferike që vejnë gjithmonë në pah çalimin e infrastrukturës sportive në vend.

Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme ndaj Kamzës së ish trajnerit Ernest Gjoka. Shkodranët triumfuan me rezultatin 2-1, duke përmbysur rezultatin që i kishte parë në dizavantazh falë golit të Mehmetit. Shkodranët arritën fitoren me anë të Markut dhe brazilianit Zhunior, ndoshta më i miri në fushë.

Luftëtari triumfon në Fushë Krujë
Ndërkohë, në Fushë Krujë, Luftëtari harron problemet financiare dhe fiton bindshëm 3-0 me Ramadanin, Dungën dhe Rapon.

Surprizat erdhën nga fitorja e Apolonisë së Fierit me Kukësin, (Gjata 42′, Hysenshahaj 54’), Bylisin që mundi 2-0 Laçin, ndërsa durrsakët e Teutës tregojnë formën e tij 1-3 kundër Lushnjës.