Iu gjeten 4 ton drogë në banesë, kërkohen 15 vjet burg për mikun e Habilajve

338

Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për shtetasin Armando Kocerri i cili akuzohet për kultivim dhe trafikim të lëndeve narkotike.

Kocerri u kap në vitin 2017 pasi në banesën e tij në fshatin Babice iu gjeten më shumë se 4 ton kanabis.

Ai është pjesë e grupit të Habilajve.

Armando Kocerri ka pranuar gjykimin e shkurtuar kështu që nëse do të dënohet maksimumi 15 vjet, ai do të vuajë vetëm 10 vjet burg.

Vendimi do të merret në datën 7 nëntor.