SIDA po vret terroristët e ISIS, mijëra të burgosur me sëmundje dhe pa bukë

439

Ndërsa ISIS ndodhet në momentin e rënies përfundimtare dhe pa një lider, mediat ndërkombëtare sjellin një tjetër realitet të militantëve të organizatës terroriste që ndodhen në burgjet kurde.

Pas hekurave të një burgu të fortifikuar në Hasakeh në verilindje të Sirisë, kamerat fiksojnë qindra burra të veshur me kominoshe portokalli dhe të shtrirë në tokë.

Më tej, ndodhet një urgjencë mjekësore, qendër e cila frekuentohet pothuajse nga të gjithë të burgosurit. Ata vuajnë kryesisht nga plagë që I kanë marrë gjatë luftimeve para se të përfundonin në burg.

Një pjesë janë të gjymtuar, të uritur e kockë e lëkurë, ndërsa shumë prej tyre rreth 1/3ta ose 4000 të burgosur, vuajnë nga hepatiti B dhe SIDA-s. Klinika e burgut është aq e populluar, sa vetëm 300 prej të burgosurve mund të marrin shërbimin e nevojshëm.

Në këtë burg janë mbi 12.000 militantë të arrestuar të 54 kombësive të ndryshme, kryesisht siriane, irakene, por edhe britanike, franceze dhe gjermane. Ata akuzohen për mizori, ekzekutime masive, përdhunime, skllavërim dhe torturë në Siri dhe Irak. Prej të arrestuarve ka edhe shumë adoleshentë.

Të burgosurit nuk e kanë dëgjuar ende që të dielën Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vdekjen e liderit të IS, Abu Bakr al-Bagdadi në veri-perëndim të Sirisë. Ata nuk kanë thuajse asnjë kontakt me botën jashtë hekurave.

Shumë prej të burgosurve po presin ditën e riatdhesimit në vendin e origjinës, e të tjerët, më fanatikët, nuk duan të rikthehen por të vdesin si militantë të ISIS, ose po presin ditën e arratisjes, duke përfituar nga ndonjë përleshje masive në burg.