Erdhi sërish tetori gjerman

604

Për të 12-in vit, Tirana nis të flasë dhe këtë tetor me gjuhën e veprave gjermane. Artistëve shqiptarë i bashkohen, regjisorë, kineastë, shkrimtarë e muzikantë gjermanë për të sjelle një larmi aktivitetesh kulturore.

Vjeshta gjermane vjen këtë tetor edhe me diskutime me studentet, si në universitete po ashtu edhe në Qendrën Gëte. Lufta kundër Fake News është vetëm një nga debatet që do të zhvillohen në Universitetin e Elbasanit.

Kinemaja dhe skenat teatrale janë edhe këtë herë dy oazet kulturore të tetorit gjerman, por eventet e kalendarit artistik nuk përjashtojnë muzikën klasike apo takimet e kulinarisë. Për ambasadoren Suzan Shutz, ky kalendar synon përafrimin e kulturave.

“Për ne është kënaqësi që mund të vijojmë edhe këtë vit me traditën e Tetorit Gjerman me një program të larmishëm. Me moton “frymëzuar nga njerëzit” edhe këtë vit dëshirojmë të arrijmë që në aktivitetet tona shqiptarët dhe gjermanët të punojnë e përjetojnë së bashku, të shkëmbejnë kultura e të mësojnë prej njëri-tjetrit”.

Eventet e këtij tetori do të marrin jetë jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe.