Turqia privon tifozerinë shqiptare në ndeshje në mënyrën më të keqe.

76

Pritej të ishte një transfertë pa probleme në aspektin organizativ, por atmosfera në prag të takimit Turqi Shqipëri nuk është aspqk pozitive. Kjo pasi sipas FSHF federata turke po nxjerr probleme dhe pengesa për tifozët shqiptarë.

E para është numri i biletave të vënë në dispozicion, pasi është thyer rregulli i FIFA me 5 përqind të tifozërisë mike. Duke qenë se stadiumi i Fenerbache ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh Shqipërisë i takonin 2500 bileta, por në dispozicion janë vënë vetëm 1 e 500.

Gjithsesi ky nuk është problem i vetëm pasi punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejueshme të tifozëve si shalle, flamunj dhe banderola. Për çdo gjë ka ndodhur nga federata bëhet me dije se është njoftuar delegati i ndeshjes.