Motra gjen vëllain e vdekur në listën e votimit.

317

Shqipe Makolli nga Prishtin, është shprehur për Indeksonline se është shqetësuar dhe mllefosur pasi sot kur ka shkuar ta shfrytëzojë të drejtën e saj për të votuar, në listë në Shkollën e Medresesë në Prishtinë, ka parë edhe emrin e vëllait të saj i cili kishte vdekur 12 vite më parë. Ajo ka thënë se vëllai i saj ka vdekur kur ishte 24 vjeç dhe se një gjë e tillë e ka prekur tej mase.

Kur shkova pashë emrin e vëllait të vdekur që ishte thirrur për të votuar. E vërtetova që ishte pikërisht emri dhe data e tij e lindjes 30.12.1981. Ju thashë se ky nuk është në këtë botë dhe fshijeni menjëherë. Ata më thanë se nuk guxojnë, por me insistimin tim e bënë.

Kujtojmë që të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 102 mijë qytetarë, përkatësisht 6 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 937 mijë e 369 qytetarë.