Elhaida Dani realizoi ëndrrën e fëmijërisë dhe na bëri krenarë të gjithëve.

152

Prej disa kohësh, Elhaida Dani është duke zhvilluar turneun e muzikalit Notre Dame de Paris, ku ajo interpreton Esmeraldën. Kjo është një arritje e madhe për Elhaidën, e cila po i ngjit shkallët e suksesit me hapa të shpejtë.

Në një intervistë për revistën Class, në fund të muajit të kaluar, ajo u shpreh e emocionuar që për pak ditë do të interpretonte në Arenën e Veronës, që për të ka qenë një ëndërr fëmijërie. Epo, Elhaida e ka realizuar këtë ëndërr me shumë sukses duke na bërë krenarë për të disatën herë.

Që e vogël ëndërroja të këndoja në Arena di Verona, një artist e di mirë çfarë do të thotë… Unë mezi po pres ta prek këtë skenë për herë të parë. Madje, do të jetë dhe hera e parë që familja ime do të vijë të më shoh të performoj Esmeraldën dhe kjo e bën këtë gjë akoma më speciale, është shprehur Elhaida për revistën Class.

Më në fund, ajo e ka prekur skenën e madhe të ‘Arena di Verona’ dhe nuk mund të ishte ndryshe përveçse një ëndërr. Elhaida ka ndarë disa foto në Instagram, në një prej të cilave shkruan, A ndodhi vërtetë? Një ëndërr.