Biznesmeni homoseksual shqiptar degjeneron doktorin (Foto)

458

Elton Ilirjani, biznesmeni homoseksual është gjithmonë në qendër të medieve rozë për shkak të prirjeve të tij seksuale.

Ai si ndër të paktën persona ka publikuar haptazi pëlqimet e tij dhe për këtë shpesh paragjykohet. Së fundmi biznesmeni ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka provokuar të gjithë ata që e përflasin dhe e kanë inat.

Por, pas këtij postimi vjen një koment shumë banal nga një ndjekës që në profil ka foton me pelerinën e bardhë të doktorit.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Elton Ilirjanit, që jo vetëm i ka kthyer përgjigje, por e ka demaskuar publikisht.

Je edhe doktor o kokrra e diskriminuesit. Doktor gomerësh sepse doktor njerëzish nuk duhet të jesh ti o kopuk, i është përgjigjur komentit të mësipërm.

Ndërsa e ka ndarë publikisht me ndjekësit e tij në rrjete sociale, shkruan Ky është doktor, imagjino sa diskriminues që është. Doktor gomerësh.