19 nipër dhe mbesa: Njihuni me familjen e madhe Ramush Haradinaj

786

Njihni ndonjë familje të madhe dhe të famshme?

Nëse ende nuk e njihni ne po ju prezantojmë familjen Haradinaj që ka 19 nipër dhe mbesa. Të gjithë i njihni dy vëllezërit kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe deputetin Daut Haradinaj, por ata kanë edhe një vëlla tjetër, Frashër Haradinaj.

Haradinajt në fakt kanë qenë 6 vëllezër. Luani dhe Shkëlzeni janë dy dëshmorët e Kombit, kurse pas luftës në rrethana ende të pa qarta u vra edhe Enver Haradinaj.

Ka qenë Dauti që ka publikuar një foto në cover-in e Facebook, ku na prezanton me brezin e ri të familjes Haradinaj.

“Nipat dhe mbesat e Hilmisë”, është shkrimi që Dauti e ka lënë në këtë fotografi të paparë!