Armina pozon me bikini, Shkëlzeni i komenton.

427

Armina Mevlani ka nisur pushimet dhe nga aq sa mund të kuptohet një ndër destinacionet e zgjedhura prej saj është edhe Mykonos, Greqi.

Blogerja ka publikuar disa foto me rrobabanjo e në sy i bien linjat e rregullta trupore, saqë në njërin album fotografik nuk është përmbajtur në koment as partneri i saj, Shkëlzen Berisha.

Juristi, ndonëse i rezervuar me komente në rrjet, nuk nguron aspak të përkëdhel me komplimente partneren e tij, siç ka bërë edhe në foton më të fundit. Më e bukura, i shkruan Berisha nën foto të fejuarës, duke e shoqëruar komplimentin me një lule.

Shkëlzeni komenton rrallë, ama di si tja bëj qejfin përpara 1 milionë ndjekësve Arminës.